Republika e Kosoves

Novobërdë

VJEDHJET NË KOMUNËN E NOVOBËRDËS NUK PUSHOJN

2019/03/18 - 10:59

Udhëheqja e komunës  së Novobërdës  në  krye  me kryetarin z.Svetisllav Ivanoviq  gjatë  incidenteve të  deri tanishme  të vjedhjeve të  rënda  ka  bërë  çmos që  të  informoj të  gjitha  institucionet relevante  të  cilat  do të  duheshin  që  të  sigurojnë  qetësi  dhe  stabilitet të  pasurisë  së tundshme  dhe  të patundshme  të  të  gjithë qytetarëve në territorin e komunës sonë.

Pavarësisht nga të gjitha aktivitetet, vjedhjet  nuk ndalen.

Këtë  mëngjes ndërmjet  orës  03:00 i 04:00  përsëri qytetarët tanë  janë  shqetësuar  nga  lajmi  që ka  ndodhur  vjedhja  në fshatin Izvor lagjja e Mirkoviqve të komunës  së Novobërdës.

Familja pesë anëtarësh  e  Negovan Saviqit e cila është e rrezikuar sociale ka  qenë  shënjestër  e hajnave,  që në  mëngjes  kan  ditur  se ka  mbetur pa lopë dhe viç nga  i vetmi fond kafshësh  që  kanë pasur kjo familje. Policia  ka  dalë  në vendin e ngjarje  dhe ka bërë  hetimin.

Kryetari i komunës  së Novobërdës z.Ivanoviq ka vizituar sot familjen e dëmtuar dhe  ka biseduar me ta dhe  ka bërë  me  dije   se komuna  do  të  ndihmoj  sipas  mundësive që ka.