Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

SEKTORI KUNDËR DISKRIMINIMIT

Habibe Bytyqi
Email:habibe.b.bytyqi@rks-gov.net
Tel: 038 200 45 039

Detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë përkatëse për mbrojtje nga diskriminimi në Komunë

Njësia përkatës për mbrojtje nga diskriminimi, në kuadër të komunës përkatëse dhe fushëveprimit të komunës përkatëse, është përgjegjës që të:
1.1 promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi në komunën përkatëse;
1.2. mbështet dhe promovon praktikat e mira dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të komunës për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë në zbatimin e funksioneve të saj;
1.3. në koordinim të ngushtë me strukturat tjera organizative që veprojnë në kuadër të Komunës, promovon mbrojtjen nga diskriminimi në të gjitha politikat/ dhe funksionet e Komunës;
1.4. bashkëpunon me Avokatin e Popullit në sigurimin e zbatimit të çdo rekomandimi për komunën, të dalë nga rastet e diskriminimit ku ky institucion ka vendosur;
1.5. informon dhe udhëzon në formën verbale apo të shkruar për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbrojtje për të gjithë punonjësit dhe personat që pretendojnë që janë të diskriminuar;
1.6. prezanton një raport vjetor tek ZQM-ja sipas formatit të përcaktuar nga ajo mbi zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi në kuadër të komunës, bashkëpunon dhe mbështet ZQM-në në hartimin e planeve relevante të veprimit lidhur me zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi;
1.7. mbledh të dhëna statistikore lidhur me rastet e diskriminimit, mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të Ligjit si dhe të dhëna tjera, në nivel komunal dhe raporton tek ZQM-ja;
1.8. zhvillon aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi lidhur me promovimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe të kryejë hulumtime, sondazhe në çështjet e diskriminimit;
1.9. merr pjesë në cilësinë e vëzhguesve në komisionet disiplinore dhe të ankesave në kuadër të komunës;
1.10. të publikojë raporte dhe të bëjë rekomandime për çfarëdo lloj çështjeje që lidhet me diskriminimin.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit/es për barazi gjinore në nivel lokal

1. 1. Zyrtari/ja për Barazi Gjinore, në koordinim të ngushtë me drejtuesit/et e drejtorive dhe strukturave të tjera organizative që veprojnë nën autoritetin e komunës, promovon integrimin e barazisë gjinore në të gjitha politikat, programet, aktivitetet dhe funksionet e institucionit.
2. Zyrtari/ja për Barazi Gjinore, specifikisht, do të kryejë detyrat e mëposhtme:
2.1 siguron rekomandime dhe këshilla profesionale Kryetarit të Komunës në formulimin e politikave gjinore dhe integrimin e komponentit gjinor në dokumente strategjikë dhe planprogrameve lokale të shprehur përmes aktiviteteve specifike ose të integruara përmes treguesve gjinorë dhe buxhetimit gjinor;
2.2. merr pjesë dhe kontribuon në hartimin e politikave publike në të gjitha nivelet , në kuadrin e grupeve punuese të krijuara posaçërisht për nisma të tilla;
2.3 .koordinon, zbaton, monitoron dhe raporton në institucionin ku bën pjesë, mbi aktivitetet që burojnë nga Programi për Barazi Gjinore për Kosovën në pajtim me përgjegjësitë e përcaktuara në Program;
2.4. mbledh dhe përpunon të dhëna me bazë gjinore, të natyrës cilësore dhe sasiore, mbi zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, Programin për Barazi Gjinor të Kosovës dhe për të gjitha strategjitë dhe plan-programet në zbatim të hartuara nga komuna ose nga niveli qendror;
2.5. siguron që raportimet institucionale përmbajnë të dhëna të detajuara me bazë gjinore;
2.6. ofron raportime cilësore për Agjencinë për Barazinë Gjinore për aspekte të barazisë gjinore, në pajtim me kriteret dhe standardet e vendosura për raportim, për të gjitha politikat publike të aprovuara nga Qeveria e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare;
2.7 .merr pjesë në planifikimin vjetor të prioriteteve dhe buxhetit komunal dhe siguron që aktivitetet dhe parimet gjinore janë të integruara në dokumentet planifikuese vjetore komunale;
2.8. harton planin e vet vjetor në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e nxjerra nga Komuna, Ministria e Financave, ABGJ dhe vendimet e Qeverisë për planifikim dhe siguron buxhet të mjaftueshëm për zbatimin e tyre;
2.9. promovon politikat-publike për çështjet gjinore tek nëpunësit civilë dhe identifikon nevojat për trajnim ne institucionin ku bëjnë pjesë;
2.10 .këshillon Njësinë e Burimeve Njerëzore të institucionit, mbi kriteret gjinore në procesin e punësimit me qasje të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas legjislacionit në fuqi;
2.11. bashkëpunon me komunitetin e OJQve dhe partnerë të tjerë potencialë vendor dhe ndërkombëtar, për koordinimin e aktiviteteve mes institucioneve, sigurimin e burimeve financiare për zbatimin e politikave publike dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale;