Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

SEKTORI PËR GJENDJE CIVILE

Shef i Sektotorit të Gjendjes Civile
Avdi Sylaj
Email: avdi.h.sylaj@rks-gov.net
Tel: 038 200 45 020
Detyrat dhe Përgjegjësit
GJENDJA CIVILE
Gjendja Civile është pushtet i deleguar nga niveli qëndror, që vepron në kuader të Komunave ARC/MPB(Agjencia Regjistrimit Civil\Ministria e Puënve të Brendshme).
Sektori i Gjendjes Civile është i rregulluar me legjislacionin nga Gjendja Civile, si Ligji për gjendjen civile, Ligji për emrin përsonal, Ligji për familjen, Ligji për trashëgiminë, Ligji për vendbanimin.
Sektrori i Gjendjes Civile veprimtarin e zhvillon në 8 zyre të Gjendjes Civile, 6 zyre në Komunë si dhe 2 zyre në teren, në fshatin Mushtisht dhe Studençan.
Në Komunën e Suharekës punëjn 12 zyrtar dhe Shefi i Gjendjes Civile të cilet i kryejnë këto shërbime sipas legjislacionit në fuqi:

KËRKESAT

Për ÇERTIFIKAT TË LINDJES (çertifikata lindjes përmban vetëm të dhënat fillestare)
Kërkesa, (të dhënat personale të aplikantit, Numri personal)
Pagesa 1 Euro,

Për:EKSTRAKT LINDJES(Ekstrakti përmban të dhënat aktuale – dhe është e ndryshueshme)
Kërkesa, (të dhënat personale të aplikantit, Numri personal)
Pagesa 1 Euro,

Për ÇERTIFIKAT TË MARTESES
Kërkesa,
Të dhënat personale për bashkëshortet – Numrat Personal,
Pagesa 1 Euro,

Për ÇERTIFIKAT TË VDEKJES
Kërkesa, (të dhënat personale të të vdekurit, Numri personal)
Çertifikata kryhet pa pagesë të taksës Komunale

Për: ÇERTIFIKATË TË STATUSIT MARTESOR
Kërkesa,
Prezenca e palës me letërnjoftim kopje RKS,
Nëse parashtruesi i kërkesës është i shkurorëzuar, nevojitet Aktgjykimi i Gjykatës mbi shkurorzimin, nëse Aktgjykimi është i shtetit të huaj atëher duhet të bëhet njohja e Aktgjykimit të huaj nga Gjykata Kompetente në Republikën e Kosovës,
Nëse qytetari që aplikon për Çertifikatë të statusit martesor është jashtë Kosovës, duhet që qytetari të sjellë:
Çertifikaten e vendbanimit, nga Shteti ku është parashtruesi i kërkesës, ose Deklaratë të vërtetuar nga Noteri i atij shteti mbi gjendjen martesore dhe i njëjti dokument duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.
Pagesa 5 Euro,

 

Për: DEKLARATË TË BASHKËSISË FAMILJARE (DBF)

Kërkesa

Prezenca e vetë palës me Letërnjoftim Kosovës,

Kopjet e Ekstrakteve të lindjes për antaret e familjes  ose numrat personal të tyre

Pagesa 1 Euro për përdorim mbrenda Kosovës  5 euro për përdorim jashtë vendit

 

Për: LIDHJE TË MARTESËS

Kërkesa

Ekstrakti i lindjës për të dy bashkëshortët,

Çertifikata e statusit martesor për të dy bashkëshortët,

Kopjet e Letërnjoftimit të RKS  -të vlefshëm për dy bashkëshortët ,

Dy dëshmitarë dhe kopjet e  letërnjoftimit të RKS të tyre – të vlefshme

Nëse  ndonjeri bashkshort është jashtë Kosovës  duhet  Çertifikaten e  vendbanimit, nga Shteti ku është parashtruesi i kërkesës, ose Deklaratë të vërtetuar nga Noteri i atij  shteti  mbi gjendjen martesore  dhe i njëjti dokument duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.

 

Nëse ndonjëri ka të zgjidhur Martesë, Aktgjykimin mbi zgjidhjen e Martesës, nëse Aktgjykimi është nga shteti huaj atëherë ai Aktgjykim mbi zgjidhjen e marteses duhet të njihet nga Gjykata Kompetente e Kosovës – (Aktgjykimi origjinal ose i Noterizuar).

Pagesa 7 Euro  plus 1 euro  për çertifikatë martese

Nëse martesa lidhet me shtetas të huaj atëherë pagesa është 50 euro

Pala me shtetësi të huaj
-Çertifikaten e lindjes internacionale

-Kapacitetin martesor (dokumentin për lidhje martese jashtë shtetit (që është i lirë për martesë)

-Çertifikaten e vendbanimit, – të gjitha të përkthyera në gjuhën shqipe

– Pasaporten kopje të vërtetuar

 

 

Për: AKTVDEKJE

Kërkesa

Çertifikata e vdekjes e Trashëgimlënsit

Ekstraktet e  lindjës, kopjet e letërnjoftimeve të pasardhësve të trashëgimlënësit

Për personat e vdekur çertifikatat e vdekjes,

Tre dëshmitarë me Lnj. RKS

Prezenca e palës që parashtron kërkesën,

Pagesa 5 Euro. (Nuk ka të liruar as një kategori nga kjo taksë Komunale)

 

-REGJISTRIMI I FËMIJËVE  TË LINDUR NË SHTEPINË E SHËNDETIT  – SUHAREKË

 

Për regjistrimin e fëmijëve të lindur në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë – nevojiten këto dokumente:

 

-Fletëparaqitja ( fletëlëshimi ) dhe fleta statistikore nga —Spitali (Shtëpia e Shëndetit Suharekë),

-Çertifikata e martesës ,

-Letërnjoftimet e dy prindërve të Kosovës  – të vlefshme,

-Njëri prind prezent

*Nëse prindërit e fëmiut janë të pa kurorë

-Fletëparaqitja ( fletëlëshimi ) dhe fleta statistikore nga —Spitali (Shtëpia e Shëndetit Suharekë),

-Ekstraktet e lindjës për dy prindët e fëmiut

-Letërnjoftimet e Kosovës të dy prindërve të vlefshme,

-Prezenca e të dy prindërve,

 

Afati ligjor për regjistrimin e fëmiut është 30 ditë,  pas kalimit të këtij afati prej 30 ditësh Regjistrimi pastaj kryhet në procedur administrative dhe  ka  Pagesë të taksës Komunale  10 euro.

 

-REGJISTRIMET E MËVONSHME TË LINDJES

 

Kërkesa,(e prindit për regjistrim të mëvonshëm të lindjes, dhe letërnjofimet e vlefshme të Kosovës  të prindërve kopje)

Çertifikata e martesës,

Dy dëshmitarë që dëshmojnë për lindjen e fëmiut në shtëpi dhe  Letërnjoftimet e Kosovës të vlefshme

Prezenca e njërit prind,

 

(Nëse prindët e fëmiut nuk kanë kurorë kërkohet:

Ekstraktet e lindjës për dy prindët,

Prezenca e të dy prindërve- Letërnjoftimet e RKS  të vlefshme)

Kartoni i vaksinës për fëmiun që regjistrohet

Vërtetim shkolle dhe çdo dëshmi (dokument që ka personi për të cilin kërkohet të regjistrohet (Dëftesë shkolle, leternjoftim)

Kur personi që regjistrohet është i moshes mbi 12 vjet  – Pas parashtrimit të kërkeses gjithë dosja dërgohet në Drejtoratin e Gjendjes Civile ARC MPB  për verifikim .

Pagesa 10 Euro

 

 

-REGJISTRIMET E MËVONSHME TË VDEKJES

Kërkesa

Ekstrakti i lindjës,

Çertifikata e  martesës nëse ka kurorë,

Letërnjoftimi kopje, nese ka (për të vdekurin),

Deklaratë e vërtetuar   e dy dëshmitarve që dëshmojnë vdekjen e personit (kopje letërnjoftimet e tyre  RKS  të vlefshme ,

Dokument i mjekut mbi vdekjen,

Pagesa taksës Komunale 5 euro për vdekjet deri 5 vjetë e për regjistrim të vdekjes që ka kaluar afati –koha mbi mbi 5 vjetë pagesa 10 euro.

 

-REGJISTRIMET E LINDJEVE, MARTESAVE, VDEKJEVE TË NDODHURA JASHTË KOSOVËS

 

REGJISTRIMI I LINDJES

Çertifikata e lindjës nga shteti ku ka ndodhë lindja,e përkthyer në gjuhen shqipe

Çertifikata e martesës e prindërve, (kopje)

Letërnjoftimet e Kosovës të vlefshme të dy prindërve të fëmiut(kopje)

Prezenca e njërit prind

Nëse ndonjëri nga prindërit ka shtetësi tjetër atëherë duhet Deklaratë (të vërtetuar nga Noteri i atij shteti) nga ai prind që pranon që fëmiu të regjistrohet dhe të ketë shtetësinë e Kosovës

Pagesa 2 Euro

REGJISTRIMI I MARTESES

 

Çertifikata e marteses origjinale(jo më e vjeter se 6 muaj) nga shteti ku është lidhur martesa (e përkthyer në gjuhen shqipe),

Ekstraktet e lindjës për bashkëshortët

Leternjoftimet e Kosovës  kopje,

Prezenca e njërit bashkëshort,

Pagesa 2 euro

 

Vërejtje: Kur martesa është e lidhur jashtë dhe me shtetas të huaj për bartje të regjistrimit të marteses nevojitet edhe Vërtetimi i Vendbanimit dhe kopja e pasaportes për shtetasin/sen  e huaj  .

(Regjistrimi i marteses bëhet në bazë të vendbanimit të njërit bashkshort).

 

 

REGJISTRIMI I VDEKJES

 

Çertifikata e vdekjes internacionale (e përkthyer në gjuhen shqipe)

Ekstrakti i lindjes (marteses kur ka)

Letërnjoftimi,  pasaporta kopje

Pa pagesë

 

Për: NDËRRIM EMRIT // MBIEMRIT

-Kërkesa për ndërrimin e  emrit apo  mbiemrit bëhet personalisht duke ofruar dëshmitë si në vijim:

 

-Çertifikata e lindjës  (gjendja fillestare)

-Ekstrakti lindjes (gjendja aktuale)

-Çertifikata e martesës ( nëse ka kurorë),

-Letërnjoftimi i Kosovës i vlefshëm, pasaporta  kopje,

-Çertifikata nga Gjykata kompetente (se nuk është nën hetime, nga vendbanimi dhe nga vendi lindjes nese ka ndryshim vendbanimi)

-Vërtetimi nga Policia –për verifikimin e të kaluarës kriminale,

-Vërtetim nga Arkiva,

-Vërtetimi i tatimit në pronë,

-Vërtetimi nga administrata tatimore se nuk ka borgj ndaj shtetit

-Pagesa  për ndrrim emri/mbiemri  deri moshën 18 vjeç  pagesa 15 euro mbi moshën 18 vjeç pagesa 50 euro ndërsa për

Pensionistët 50 %  zbritje (d.m.th. 25 euro), Rikthimi i mbiemrit te vajzërisë pas shkurorzimit  5  euro.

 

Nëse ndrrimi emrit mbiemrit te fëmijet kërkohet:

-Deklarata e të dy prindërve

-Letërnjoftimet  valide të dy prinderve

-Çertifikata e lindjes,(femiut)

-Ekstrakti i lindjes,(fëmiut)

-Vërtetimi nga Arkivi

-Çertifikata e vendbanimit e prindit,

-Çertifikata e shtetësisë (e fëmiut)

-Pëlqimi i fëmiut –nëse është mbi 10 vjeç

Pagesa 15 euro

 

 

 

 

 

 

Për: PËRMIRSIMI I EMRIT // MBIEMRIT

 

Kërkesa  –

Ekstrakti i lindjes,

Vërtetimi nga Arkivi

Letërnjoftimi i Kosovës, pasaporta kopje,

Çertifikata nga Gjykata kompetente (se nuk është nën hetime),

Prezenca e vetë palës që kërkon korigjimin

Pagesa 5 Euro,

 

NËSE KËRKOHET PËRMIRSIM NË RUBRIKEN E PRINDIT // PRINDËRVE

Kërkesa,

Çertifikata e lindjës (me gjendjen si është),

Ekstrakti i  lindjës, Martesës e prindit,

Letërnjoftimi i palës dhe prindit nëse ka,

Çertifikata nga Gjykata Kompetente, se nuk është nën hetime për personat mbi moshën 16 vjeqare,

Prezenca e vetë palës (prindit),

Kur personi që kërkon korigjimin është i moshës madhore e paraqet  vetë kërkesën

Pagesa  për korigjim 5 Euro

 

ÇERTIFIKATË TË VENDBANIMIT

Kërkesa  (të dhënat personale, numri personal),

 

Për LAJMËRIM VENDBANIMI

Plotësimi i formularit -kërkeses

Letërnjoftimi RKS kopje

Ekstrakt të lindjes ose marteses –kopje,

Vërtetimi i tatimit në pronë,

Faturë e rrymës, ose telefonit fiks, ose fakturë e ujit, çertifikatë pronës-  Kopje (ndonjëra prej tyre).

 

Për; ÇERTIFIKATË SHTETËSIE

Kërkesa  (Të dhënat personale numri personal lëshohet nga sistemi)

Pagesë të taksës Komunale  2 euro