Suharekë
Shef i Sektorit të Gjendjes Civile
Avdi Sylaj
Email: avdi.h.sylaj@rks-gov.net
Tel: 038 200 45 020
Detyrat dhe Përgjegjësit
GJENDJA CIVILE
Gjendja Civile është pushtet i deleguar nga niveli qëndror, që vepron në kuader të Komunave ARC/MPB(Agjencia Regjistrimit Civil\Ministria e Puënve të Brendshme) që vepron
Sektori i Gjendjes Civile është i rregulluar me legjislacionin nga Gjendja Civile, si Ligji për gjendjen civile, Ligji për emrin përsonal, Ligji për familjen, Ligji për trashëgiminë, Ligji për vendbanimin.
Sektori i Gjendjes Civile veprimtarinë dhe ofron shërbimee zhvillon në 8 zyre të Gjendjes Civile prej të cilave, 6 zyre të gjendjes cibile në Komunë si dhe 2 zyre në teren, një në fshatin Mushtisht dhe një në Studençan.Sektori i gjendjes civile shërbimet i ofrojn 12 zyrtar dhe shefi i gjendjes civile.
KËRKESAT PËR SHËRBIME NGA GJENDJA CIVILE
Për ÇERTIFIKAT TË LINDJES (çertifikata lindjes përmban vetëm të dhënat fillestare)
Kërkesa, (të dhënat personale të aplikantit, Numri personal)
Pagesa 1 Euro,Për:EKSTRAKT LINDJES(Ekstrakti përmban të dhënat aktuale – dhe është e ndryshueshme)
Kërkesa, (të dhënat personale të aplikantit, Numri personal)
Pagesa 1 Euro,Për ÇERTIFIKAT TË MARTESES
Kërkesa,
Të dhënat personale për bashkëshortët – Numrat Personal,
Pagesa 1 Euro,Për ÇERTIFIKAT TË VDEKJES
Kërkesa, (të dhënat personale të të vdekurit, Numri personal)
Çertifikata kryhet pa pagesë të taksës KomunalePër: ÇERTIFIKATË TË STATUSIT MARTESOR
Kërkesa,
Prezenca e palës me letërnjoftim kopje RKS,
Nëse parashtruesi i kërkesës është i shkurorëzuar, nevojitet Aktgjykimi i Gjykatës mbi shkurorzimin, nëse Aktgjykimi është i shtetit të huaj atëher duhet të bëhet njohja e Aktgjykimit të huaj nga Gjykata Kompetente në Republikën e Kosovës,
Nëse qytetari që aplikon për Çertifikatë të statusit martesor është jashtë Kosovës, duhet që qytetari të sjellë:
Çertifikaten e vendbanimit, nga Shteti ku është parashtruesi i kërkesës, ose Deklaratë të vërtetuar nga Noteri i atij shteti mbi gjendjen martesore dhe i njëjti dokument duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.
Pagesa 5 Euro,
Për: DEKLARATË TË BASHKËSISË FAMILJARE (DBF)
Kërkesa
Prezenca e vetë palës me Letërnjoftim Kosovës,
Kopjet e Ekstrakteve të lindjes për antaret e familjes ose numrat personal të antarve të familjes
Pagesa 1 Euro
Për: LIDHJE TË MARTESËS
Kërkesa
Ekstrakti i lindjës për të dy bashkëshortët,
Çertifikata e statusit martesor për të dy bashkëshortët,
Kopjet e Letërnjoftimit të RKS -të vlefshëm për dy bashkëshortët ,
Dy dëshmitarë dhe kopjet e letërnjoftimit të RKS të tyre – të vlefshme
Nëse ndonjeri bashkshort është jashtë Kosovës duhet Çertifikaten e vendbanimit, nga Shteti ku është parashtruesi i kërkesës, ose Deklaratë të vërtetuar nga Noteri i atij shteti mbi gjendjen martesore dhe i njëjti dokument duhet të përkthehet në gjuhën shqipe.
Nëse ndonjëri ka të zgjidhur Martesë, Aktgjykimin mbi zgjidhjen e Martesës, nëse Aktgjykimi është nga shteti huaj atëherë ai Aktgjykim mbi zgjidhjen e marteses duhet të njihet nga Gjykata Kompetente e Kosovës – (Aktgjykimi origjinal ose i Noterizuar).
Pagesa 7 Euro plus 1 euro për çertifikatë martese
Nëse martesa lidhet me shtetas të huaj atëherë pagesa është 50 euro
Pala me shtetësi të huaj
-Çertifikaten e lindjes internacionale-Kapacitetin martesor (dokumentin për lidhje martese jashtë shtetit (që është i lirë për martesë)
-Çertifikaten e vendbanimit, – të gjitha të përkthyera në gjuhën shqipe
– Pasaporten kopje të vërtetuar
Nëse qytetari ka shtetësi të Kosovës dhe të huaj>
-Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
-Kapaciteti martesor
-Vendbanimi
-Pasaporta
Për: AKTVDEKJE
Kërkesa
Çertifikata e vdekjes e Trashëgimlënsit
Ekstraktet e lindjës, kopjet e letërnjoftimeve të pasardhësve të trashëgimlënësit
Për personat e vdekur çertifikatat e vdekjes,
Tre dëshmitarë me Lnj. RKS
Prezenca e palës që parashtron kërkesën,
Pagesa 5 Euro. (Nuk ka të liruar as një kategori nga kjo taksë Komunale)
-REGJISTRIMI I FËMIJËVE TË LINDUR NË SHTEPINË E SHËNDETIT – SUHAREKË
Për regjistrimin e fëmijëve të lindur në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë – nevojiten këto dokumente:
-Fletëparaqitja ( fletëlëshimi ) dhe fleta statistikore nga —Spitali (Shtëpia e Shëndetit Suharekë),
-Çertifikata e martesës ,
-Letërnjoftimet e dy prindërve të Kosovës – të vlefshme,
-Njëri prind prezent
*Nëse prindërit e fëmiut janë të pa kurorë
-Fletëparaqitja ( fletëlëshimi ) dhe fleta statistikore nga —Spitali (Shtëpia e Shëndetit Suharekë),
-Ekstraktet e lindjës për dy prindët e fëmiut
-Letërnjoftimet e Kosovës të dy prindërve të vlefshme,
-Prezenca e të dy prindërve,
Afati ligjor për regjistrimin e fëmiut është 30 ditë, pas kalimit të këtij afati prej 30 ditësh Regjistrimi pastaj kryhet në procedur administrative dhe ka Pagesë të taksës Komunale 10 euro.
-REGJISTRIMET E MËVONSHME TË LINDJES
Kërkesa,(e prindit për regjistrim të mëvonshëm të lindjes, dhe letërnjofimet e vlefshme të Kosovës të prindërve kopje)
Çertifikata e martesës,
Dy dëshmitarë që dëshmojnë për lindjen e fëmiut në shtëpi dhe Letërnjoftimet e Kosovës të vlefshme
Prezenca e njërit prind,
(Nëse prindët e fëmiut nuk kanë kurorë kërkohet:
Ekstraktet e lindjës për dy prindët,
Prezenca e të dy prindërve- Letërnjoftimet e RKS të vlefshme)
Kartoni i vaksinës për fëmiun që regjistrohet
Vërtetim shkolle dhe çdo dëshmi (dokument që ka personi për të cilin kërkohet të regjistrohet (Dëftesë shkolle, leternjoftim)
Kur personi që regjistrohet është i moshes mbi 12 vjet – Pas parashtrimit të kërkeses gjithë dosja dërgohet në Drejtoratin e Gjendjes Civile ARC MPB për verifikim .
Pagesa 10 Euro
-REGJISTRIMET E MËVONSHME TË VDEKJES
Kërkesa
Ekstrakti i lindjës,
Çertifikata e martesës nëse ka kurorë,
Letërnjoftimi kopje, nese ka (për të vdekurin),
Deklaratë e vërtetuar e dy dëshmitarve që dëshmojnë vdekjen e personit (kopje letërnjoftimet e tyre RKS të vlefshme ,
Dokument i mjekut mbi vdekjen,
Pagesa taksës Komunale 5 euro për vdekjet deri 5 vjetë e për regjistrim të vdekjes që ka kaluar afati –koha mbi mbi 5 vjetë pagesa 10 euro.
-REGJISTRIMET E LINDJEVE, MARTESAVE, VDEKJEVE TË NDODHURA JASHTË KOSOVËS
REGJISTRIMI I LINDJES
Çertifikata e lindjës nga shteti ku ka ndodhë lindja,e përkthyer në gjuhen shqipe
Çertifikata e martesës e prindërve, (kopje)
Letërnjoftimet e Kosovës të vlefshme të dy prindërve të fëmiut(kopje)
Prezenca e njërit prind
Nëse ndonjëri nga prindërit ka shtetësi tjetër atëherë duhet Deklaratë (të vërtetuar nga Noteri i atij shteti) nga ai prind që pranon që fëmiu të regjistrohet dhe të ketë shtetësinë e Kosovës
Pagesa 2 Euro
REGJISTRIMI I MARTESES
Çertifikata e marteses origjinale(jo më e vjeter se 6 muaj) nga shteti ku është lidhur martesa (e përkthyer në gjuhen shqipe),
Ekstraktet e lindjës për bashkëshortët
Leternjoftimet e Kosovës kopje,
Prezenca e njërit bashkëshort,
Pagesa 2 euro
Vërejtje: Kur martesa është e lidhur jashtë dhe me shtetas të huaj për bartje të regjistrimit të marteses nevojitet edhe Vërtetimi i Vendbanimit dhe kopja e pasaportes për shtetasin/sen e huaj .
(Regjistrimi i marteses bëhet në bazë të vendbanimit të njërit bashkshort).
REGJISTRIMI I VDEKJES
Çertifikata e vdekjes internacionale (e përkthyer në gjuhen shqipe)
Ekstrakti i lindjes (marteses kur ka)
Letërnjoftimi, pasaporta kopje
Pa pagesë
Për: NDËRRIM EMRIT // MBIEMRIT
-Kërkesa për ndërrimin e emrit apo mbiemrit bëhet personalisht duke ofruar dëshmitë si në vijim:
-Çertifikata e lindjës (gjendja fillestare)
-Ekstrakti lindjes (gjendja aktuale)
-Çertifikata e martesës ( nëse ka kurorë),
-Letërnjoftimi i Kosovës i vlefshëm, pasaporta kopje,
-Çertifikata nga Gjykata kompetente (se nuk është nën hetime, nga vendbanimi dhe nga vendi lindjes nese ka ndryshim vendbanimi)
-Vërtetimi nga Policia –për verifikimin e të kaluarës kriminale,
-Vërtetim nga Arkiva,
-Vërtetimi i tatimit në pronë,
-Vërtetimi nga administrata tatimore se nuk ka borgj ndaj shtetit
-Pagesa për ndrrim emri/mbiemri deri moshën 18 vjeç pagesa 15 euro mbi moshën 18 vjeç pagesa 50 euro ndërsa për
Pensionistët 50 % zbritje (d.m.th. 25 euro), Rikthimi i mbiemrit te vajzërisë pas shkurorzimit 5 euro.
Nëse ndrrimi emrit mbiemrit te fëmijet kërkohet:
-Deklarata e të dy prindërve
-Letërnjoftimet valide të dy prinderve
-Çertifikata e lindjes,(femiut)
-Ekstrakti i lindjes,(fëmiut)
-Vërtetimi nga Arkivi
-Çertifikata e vendbanimit e prindit,
-Çertifikata e shtetësisë (e fëmiut)
-Pëlqimi i fëmiut –nëse është mbi 10 vjeç
Pagesa 15 euro
Për: PËRMIRSIMI I EMRIT // MBIEMRIT
Kërkesa –
Ekstrakti i lindjes,
Vërtetimi nga Arkivi
Letërnjoftimi i Kosovës, pasaporta kopje,
Çertifikata nga Gjykata kompetente (se nuk është nën hetime),
Prezenca e vetë palës që kërkon korigjimin
Pagesa 5 Euro,
NËSE KËRKOHET PËRMIRSIM NË RUBRIKEN E PRINDIT // PRINDËRVE
Kërkesa,
Çertifikata e lindjës (me gjendjen si është),
Ekstrakti i lindjës, Martesës e prindit,
Letërnjoftimi i palës dhe prindit nëse ka,
Çertifikata nga Gjykata Kompetente, se nuk është nën hetime për personat mbi moshën 16 vjeqare,
Prezenca e vetë palës (prindit),
Kur personi që kërkon korigjimin është i moshës madhore e paraqet vetë kërkesën
Pagesa për korigjim 5 Euro
ÇERTIFIKATË TË VENDBANIMIT
Kërkesa (të dhënat personale, numri personal),
Për LAJMËRIM VENDBANIMI
Plotësimi i formularit -kërkeses
Letërnjoftimi RKS kopje
Ekstrakt të lindjes ose marteses –kopje,
Vërtetimi i tatimit në pronë,
Faturë e rrymës, ose telefonit fiks, ose fakturë e ujit, çertifikatë pronës- Kopje (ndonjëra prej tyre).
Për; ÇERTIFIKATË SHTETËSIE
Kërkesa (Të dhënat personale numri personal lëshohet nga sistemi)
Pagesë të taksës Komunale 2 euro