Mirë se vini në Suharekë
Qeveria komunale në Suharekë, së bashku me qytetarët, sovrani më i mirë për qeverisje të suksesshme dhe efikase.


Politikat publike dhe prioritetet e investimeve të komunës sonë janë: Mirëqenia e qytetarëve dhe ngritja e cilësisë së jetesës. Opozita politike në kuvendin e komunës, vlerë demokratike dhe kontribuese e proceseve për integrime Evropiane.

Shfrytëzoni ueb faqen e komunës për të arritur synimet e tuaja informative mos hezitoni për shkarkimin e dokumenteve, leximin e njoftimeve, pjesëmarjen në anketa etj.


Profili i Komunës

 

Lajme

U mbajt takimi i rregullt koordinues lokal
02 shtator 2010

            Në këtë takim fillimisht për zhvillimet gjatë kësaj jave edhe për planet në javën në vijim njoftoi  nënkryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, i cili potencoi se aksioni për ndalimin e prerjeve të pyjeve është duke shkuar mirë këtë e dëshmon edhe rënia e numrit të konfiskimeve në ditët e fundit.

më shumë...

Kryetari z.Blerim Kuçi dhe Drejtori i DKA-së z.Xhemajli Shala vizituan disa shkolla në Komunën e Suharekës
01 shtator 2010
Sot Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, z.Xhemajli Shala dhe zyrtarë të DKA-së, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor vizituan disa shkolla në Komunën e Suharekës, ku i uruan nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit udhëheqës punë të mbarë dhe suksese në vitin e ri shkollore 2010/2011.
më shumë...

U mbajt dëgjim publik me qytetarë lidhur me Kornizën afatmesme buxhetore
31 gusht 2010
foto-degjimi-publik1-JPG.jpg Në sallën e Kuvendit të Komunës, u mbajt dëgjim publik lidhur me:
-         Planifikimin e buxhetit për vitin 2011,
-         KORNIZA AFATMESME BUXHETORE,
-         Lista e projekteve  kapitale për vitin 2011.
më shumë...

Kryetari i Komunës, Blerim Kuçi, nënshkroi kontratën e parë për qiradhënie në Zonën Industriale
27 gusht 2010
foto-ZONA-Industriale-JPG.jpg Në vazhdën e nënshkrimit të kontratave për qiradhënie në Zonën Industriale, sot Kryetari i Komunës, z.Blerim Kuçi, nënshkroi kontratën e parë me qiramarrësin “N.G.B Grup metali” SHPK, të cilën e përfaqëson Nehat Gashi.
më shumë...

Ka filluar zbatimi i planit operativ për parandalimin e dëmeve në pyje
25 gusht 2010
Në bazë të planit operativ për parandalimin e dëmeve të pyjeve në Komunën e Suharekës, ekipi i pylltarisë së bashku me policinë, inspektoratin dhe zyrtarët e Drejtorisë për bujqësi, që nga data 17.08.2010 ka marrë disa aksione të kontrollit në këto pika strategjike: Duhël. Grejkoc, Budakovë, Maqitevë, Delloc, Mushtisht, Vraniq, Grejqevc, Javor.
më shumë...