Njësia e Auditimit të Brendshëm(NJAB) përcaktohet si një njësi e pavarur, e cila jep siguri objektive dhe këshilla për menaxhmentin, për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimtarinë e Organizatës Buxhetore(OB). NJAB ndihmon OB-në në mënyrë sistematike duke u mbështetur në kompetencat dhe përgjegjësit që i ka.
NJAB nuk ka rol ekzekutiv, nuk ka përgjegjësi të zhvillimit, të implementimit ose të operimit të sistemeve. Sidoqoftë, mund të ofrojë këshilla për implementim, kontroll dhe çështje tjera të ndërlidhura me objektivat e OB-së.
Detyrat e Njësisë janë:
Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në OB;
Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar;
Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të OB-së;
Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura;
Koordinimin e përpjekjeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm për të siguruar përfshirjen adekuate të auditimit dhe pakësimin e dyfishtë të auditimit nga Auditimi i brendshëm dhe i jashtëm;
Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve të auditimit;
Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të Brendshëm;
Të rekomandojë dhe kryen punë tjera këshilluese për Kryetarin e Komunës që lidhen me fushën e financave dhe auditimit.
Raportimi
Duke u bazuar në ligjin nr. 03/L-128 dhe udhëzimeve tjera për auditimin e brendshëm, NJAB raporton te:
Në fund të secilit angazhim të paraparë të auditimit përgatit raport me shkrim, i cili raport i dërgohet ZKA (Zyrtarit kryesor administrativ – Kryetari i Komunës ) dhe menaxhmentit të departamentit të audituar ;
Raportet tre mujore – Udhëheqësi i NJAB raporton për periudhën tre mujore te Zyrtari Kryesor Administrativ në OB ( Kryetari i Komunës), Komiteti i Auditimit të Brendshëm dhe në Njësinë Qendrore Harmonizuese për Auditim të Brendshëm në Ministrinë e Financave .
Raporti Vjetor, me 31 janar të secilit vit – Udhëheqësi i NJAB do të përgatisë një raport përmbledhës vjetor me të gjeturat dhe rekomandimet e dhëna gjatë vitit dhe për të krahasuar të arriturat e vitit me ato të parapara si objektiva dhe qëllime të përcaktuara në Planin Vjetor të cilin raport e dorëzon te organet e parapara me ligje.