Republika e Kosoves

Dragash

Zyra për barazi gjinore

Zyra e Qështjes Gjinore merret me:

• Koordinon dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet që promovojnë barazinë gjinore në Komunë;
• Kontribuon në formulimin e planeve dhe të politikave brenda Komunës, që ndërlidhen me barazinë ligjore;
• Merr pjesë në panelin për rekrutimin e shërbyesve civilë në Komunë, për të siguruar respektimin e të drejtës gjinore;
• Mban statistikë – bazë të shënimeve dhe i analizon ato nga perspektiva gjinore;
• Harton programe dhe projekte për të përmirësuar përfaqesimin gjinor në Shërbimin civil në Komunë, duke përfshirë avansimin e pozitës së gruas në struktura të larta të Shërbimit civil;
• Merr pjesë në hartimin e akteve të nxjerra nga Komuna, duke siguruar që aktet të jenë në pajtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut, respektivisht të grave;
• Bashkëpunon me të gjitha strukturat e nivelit lokal, për të promovuar, avansuar dhe mbrojtur të drejtat e grave;
• Ndihmon dhe përkrah trajnimet e organizuara, që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për avansimin e barazisë gjinore në Komunë;
• Këshillon dhe udhëzon organet e Komunës lidhur me çështjet gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave;
• Përfaqëson Komunen në takimet që kanë të bëjnë me çështje gjinore;
• Bashkëpunon me zyrtaren – in për barazi gjinore në MAPL dhe me Zyrën për Barazi Gjinore të Kosovës;
• Merr pjesë në koordinimin e OJQ–ve lokale dhe ndërkombëtare dhe punon drejt zhvillimit dhe avansimit të çështjeve gjinore;
• Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore mbi çështjet gjinore, e që janë në kompetencë të Komunës;

Lindita Piraj

Zyrtare për Barazi Gjinore

lindita.piraj@rks-gov.net 

Tel:044/389-757