Republika e Kosoves

Dragash

Sektori i Gjendjes civile

Detyrat dhe përgjegjësitë e udhëheqësit te sektorit të gjendjes civile

.

 

  • Udheheqesi i Sektorit te Gjendjes Civile , ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet, përgjegjësitë,  të drejtat dhe detyrimeve ligjore të saj, në funksion të zbatimit të kërkesave ligjore të dispozitave të Ligjit për Gjendjen civile,Udhezimeve Administrastive të MBP-së dhe Ligjit për Proceduren Administrative akteve nënligjore të kompetente qendrore dhe akteve të brendshme të Komunës;
  • Udhëheqësi i Sektorit të Gjendjes Civile zgjidhet në bazë të ligjit për Sherbimin Civil dhe udhëzimeve administrative për procedurat rekrutimit të nëpunësit civil.
  • Menaxhon punën e pergjithshme të sektorit dhe ndihmon drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimit e planit te punës për përmbushjen e këtyre objektivave .

 

  • Menaxhon stafin e sektorit dhe në bashkëpunim me drejtorin organizon punën përmes ndarjës së detyrave tek të varurit ,ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore .
  • Ndihmon drejtorin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime /përmirësime me qëllim të rritjes se efikasitetit dhe cilësisë së punës.
  • Merre pjesë në aktivitete profesionale ditore,përfshirë detyrat administrative ,procedurave ,shkresave ,ankesave dhe vendimeve brenda mandatit ,qe janë në fushën e shërbimëve të gjendjes civile për qytetaret.
  • Siguron koordinimin e aktiviteteve me sektoret tjerë të administratës komunale për të siguruar efikasitet dhe zbatim të drejtë të proceseve të punës.
  • Siguron mirëmbajtjën e dokumentacionit gjithëperfshirës për të siguruar përputhshmerinë me kërkesat ligjore dhe ofron inormata statistikore dhe te tjera sipas kerkeses.
  • Organizon ,koordinon dhe përcjell punën në mes të shërbimeve të gjendjes civile duke kontribuar ne identifikimin te problemeve dhe gatishmeri për zgjidhjën e tyre.
  • Bëne vlerësimin e rregullt te stafit dhe këshillon eprorin rreth nevojave për trajnim në fushën e e sektorit të gjendjes civile.

 

  • Bashkëpunon dhe përcjellë ecurinë e punëve të Gjendjes Civile në departamentin e gjendjes civile në Ministrinë e punëve të brendshme

 

  • Përcjellë vendime të ndryshme në zyrat e Gjendjes Civile

Astrit Baxhaku

Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile

astrit.baxhaku@rks-gov.net

038-200-45506