Republika e Kosoves

Dragash

Zyra e prokurimit

Sektori i prokurimit,  aktivitetin, kompetencat dhe përgjegjësit e sajë i ushtron në kuadër të Ligjit (në fuqi)  për prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, akteve dhe autorizimeve të autoritetit kontraktues-Kryetarit të Komunës, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi;

Sektori i prokurimit dhe zyrtari i prokurimit në kuadër të obligimeve autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore dhe duke hyrë në raporte kontraktuale me fondet publike dhe burimet publike, obligohet që ato ti përdorin në mënyrën më ekonomike, duke marr parasysh qëllimin dhe lëndën e prokurimit.

Sektori i prokurimit, aktivitetin e saj në fushën e prokurimeve e bazon në parimet e ekonomizimit dhe të transparencës si dhe në atë të barazisë në trajtim jo-diskriminimit dhe efikasitetit te ushtrimit aktiviteteve të prokurimeve.

Të gjithë operatorët ekonomik të i trajtoj në mënyrë të barabartë dhe pa kurrfarë diskriminimi (si dhe pa kurrfarë favorizimi) dhe të veproj me transparencë të plotë, në të gjitha fazat e prokurimit. Në këtë cilësi zyrtari i prokurimeve obligohet dhe është përgjegjës që te siguroj:

– Pjesëmarrjen sa më të gjerë të operatorëve ekonomik të interesuar në procedurat e tenderimit;
– Që të bëjë publikimin e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me aktivitetin e prokurimit, në përputhje me ligjin;
– Që të siguroj dhe eliminoj çdo tendencë të dhënies së kritereve, kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë apo favorizojnë një apo më shumë operator ekonomik.
– Të siguroj që të gjitha specifikacionet teknike të precizohen paraprakisht dhe me saktësinë më të madhe të mundshme, duke përfshirë të gjitha kërkesat dhe kriteret si dhe metodat e përzgjedhjes së dhënies të saktësohen në njoftimin e kontratës,  Konkursit të projektimit në ftesën për tender ose pjesëmarrje dhe në dosjen e tenderit dhe që asnjë kërkesë, kriter apo specifikim që nuk është saktësuar të mos përdoret në procesin e përzgjedhjes dhe të dhënies së kontratës me fondet publike në Komunë.

Nuro Ismaili

Menaxher i Prokurimit

nuro.ismaili@rks-gov.net

nuro.ismaili@yahoo.com

038-200-45509