Republika e Kosoves

Dragash

Bexhet Xheladini

Kryetar i Komunës së Dragashit

Datëlindja: 11.03.1956

Kombësia: Shqiptare

Vendlindja: Brodosanë,Dragash

Adresa:Brodosanë,Dragash,Kosovë

 

 

BIOGRAFIA

 

Bexhet Xheladini u lind më 11.03.1956 në fshatin Bresanë,është i martuar dhe ka tre fëmijë. Me profesion mjek- Specialit i Mjekësisë së Punës dhe Ultrasonist Abdominal.

 

 

Një ndër themeluesit e Degës së LDK-së të Dragashit.Ka ushtruar një sërë funksionesh partiake.  Në  31 vitet e ekzisencës  në  LDK,ka qenë  anëtar i kryesisë , kryetar i komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,anëtar i komisionit të solidaritetit. Dy herë kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.Disa herë delegat në kuvendet zgjedhore  të LDK-së. Aktualisht   anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

 

 

Pas dëbimit te minatorëve nga puna nga ana e pushtetit serb në vitin 1990-

91,themelon shoqatën- “FAMILJA NDIHMON FAMILJEN”  ku 500  familje

Opojare,ndihmojnë materialisht  500 familje minatorësh të

Magures,Kishnices,Novoberdes, etj.

 

 

Për shkak të aktivitetit në formimin e  Shërbimit Sanitar pran Shtabit Komunal të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, arrestohet  dhe burgoset nga forcat serbe më 11.shtator te vitit 1993.

 

 

Për aktivitetin e tij në fushën e mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Republike së

Kosovës e graduan me gradën toger.

 

 

Në vitin 1995, themelon shoqatën HANDIKOS te cilën  e udhëheq pa pagesë  deri në përfundim të luftës.

 

 

Një ndër organizatoret e hapjes së Shkollës së Mesme të Mjekësis në Bresanë, ku punoi pa pagesë si mësimëdhënes i Anatomis.

 

 

Një ndër themeluesit e  ambulancës “Nena Terezë”, ku punoi si mjek papagesë, ndërkaq në ambulancën e tijë private nga viti 1990 e deri në vitin 1999, ofroi shërbime shëndetësore falas punëtorëve të arsimit  me familjet e tyre dhe rasteve sociale.

 

 

Më 14 prill të vitit 1999 ,mobilizohet si mjek,në rradhet e UQK-së.Është veteran i

UÇK-së.

 

 

Pas  zgjedhjeve të para lokale të vitit 2000,

emërohet Drejtor I Drejtoratit për Shëndetësi dhe MS.

Në vitin 2004 zgjidhet Kryeshef i Ekzekutivit të komunës së Dragashit  deri në 2 janar të vitit 2008.