2018/02/27 - 9:12
Me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal Betim Merdiu dhe zyrtari i lartë për bujqësi, turizëm dhe zhvillim rural Flamur Sylejmani, gjendën në një vizitë zyrtare disa ditore në Austri, të shoqëruar nga konzulli i ambasadës së Republikës së Kosovës z.Imer Lladrovci.
Në kuadër të agjendës delegacioni ynë ka marrë pjesë në :
-Në tubimin festiv kushtuar 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës të organizuar nga Ambasada me pjesëmarrje të shumë personaliteteve politike dhe diplomatike.
-Po ashtu sot, kryetari i komunës ka pasur një takim zyrtar me kryetarin e qytetit të Linzit, z.Klaus Lunger. Pas këtij takimi kryetari ka takuar bashkatdhetarë të komunës së Dragashit që jetojnë dhe veprojnë në Linz.
Agjenda e kryetarit do të vazhdojë me:
– Takim më afaristë shqiptar që veprojnë në Austri,
– Takim me kryetarin e qytetit Ebensse, z.Sieller Markus,
– Takim zyrtar në qytetin Melk, z.Gerhard Schuberth,
– Takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Vjenë z.Sami Ukelli,
– Takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Roland Bimo,
– Takim me studentë dhe bashkatdhetarë nga komuna e Dragashit qe jetojnë në Vjenë.