Republika e Kosoves

Dragash

Paraditen e kësaj të enjte, u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal “Për Siguri në Bashkësi”, drejtuar nga Kryetari i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini

2022/06/24 - 11:33

RENDI DITËS

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i II-të.
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit.
3. Përgatitjet dhe iformimi i qytetarëve për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror dhe shtimi i masave të sigurisë për këtë periudhë.
4. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla.
5. Diskutime rreth kalimeve ilegale të kufirit dhe evitimi i vjedhjeve që reflektohen, konkretisht në zonat kufitare, pasi Komuna e Dragashit është në trekëndësh kufijsh.
6. Veprimet dhe masat për shkelësit e ligjit në komunën e Dragashit.
7. E ndryshme

Në mbledhjen e Këshillit të Komunës raportuan, Komandati i Stacionit Policor në Dragash z. Shaqir Uka dhe Komandanti i Brezit Kufitar z. Shpresim Ramadani.
Gjatë mbledhjes së Këshillit diskutuan edhe: Drejtori i Arsimit, Drejtori i Emergjencave, Shefi i zyrës së Komuniteteve si dhe përfaqësuesi i KBI Dragash.

Në fund të mbledhjes u arriten disa konkluzione të cilat do të realizohen në të ardhmen e afërt.