2023/08/09 - 11:39
Sot kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z.Evetar Zeqiri, nënshkruan kontratën për shfrytëzimin e pronës për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/35/10(20) kV në Dragash. Ky Nënstacion do të ndërtohet me bashkëfinancim nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe do të kushtojë afër 9.3 milionë euro, ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2027.
Realizimi i këtij projekti kapital, përveç që do të plotësojë nevojat për energji elektrike për një periudhë të gjatë për bizneset ekzistuese dhe ekonomitë familjare, ai do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës, zhvillimin e turizmit, si dhe do të mundësojë integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.