Republika e Kosoves

Dragash

Komiteti për Politikë dhe Financa organizoi sot dëgjim publik me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës së Dragashit për vitin 2025

2024/09/04 - 3:00

Komiteti për Politikë dhe Financa organizoi sot dëgjim publik me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës së Dragashit për vitin 2025. Takimin e hapi kryesuesja e Kuvendit, njëherit edhe kryesuese e KPF-së, znj.Arijeta Skeraj, e cila i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje. Prezantimin e projekt-buxhetit komunal e bëri drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni.
Qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim publik patën rastin që t’i parashtrojnë kërkesat dhe propozimet e tyre.
Projekt-buxheti i Komunës së Dragashit do të procedohet për miratim përfundimtar nga asambleistët në Kuvendin e Komunës sipas afateve ligjore, deri në fund të muajit shtator.