Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari Xheladini merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve

2024/09/28 - 1:00

Nën organizimin e Bashkësisë së Boshnjakëve të Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit u mbajt Akademia soleme me rastin e 28 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Në këtë Akademi mori pjesë kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni.
Kryetari Xheladini iu drejtua të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, duke ua uruar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Ai tha se boshnjakët e Komunës së Dragashit në të gjitha periudhat histotike, pavarësisht rrethanave të krijuara, kanë arritur që ta ruajnë identitetin, gjuhën, traditat, kulturën dhe përkatësinë fetare, andaj është nder dhe krenari të jesh pjesëtar i një komuniteti siç janë boshnjakët.
Kryetari Xheladini tha se bashkëjetesa, harmonia dhe toleranca ndëretnike janë themelet e një shoqërie përparimtare dhe demokratike, duke theksuar se do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë me fanatizëm këto vlera për të cilat Komuna jonë është shembull pozitiv.
Pas përundimit të Akademisë, Kryetari Xheladini priti në zyrën e tij disa përfaqësues të komunitetit joshumicë boshnjak, për të vazhduar pastaj vizitën në zyrën e Partisë VATAN.