Sot kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, së bashku me kryetaren e Grupit të Grave Asambleiste, znj.Suada Bajrami, dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, znj.Lindita Kozmaqi Piraj, patën një takim konsultativ lidhur me organzimin e aktiviteteve në kuadër të Muajit Rozë – Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Gjatë këtij muaji pritet të organizohen një sërë aktvitetesh që synojnë vetëdijesimin në forma të ndryshme dhe ofrimin e përkrahjes për gratë dhe vajzat e Komunës sonë, me qëllim të diagnostifikimit të hershëm dhe parandalimit të kancerit të gjirit.