Republika e Kosoves

Dragash

Ekipi i LMT-së në Dragash del në terren për të inspektuar gjendjen e lumenjve të dëmtuar nga vërshimet

2024/10/01 - 1:30

Me kërkesë të Kryetarit Xheladini, komandanti i LMT-së Komanda Regjionale Perëndim ka autorizuar Njësinë e LMT-së në Dragash që me ekspertët e tyre të dalin në terren për të inspektuar gjendjen e lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në fshatrat Zaplluxhe, Blaç, Bresanë, Kuk dhe Kosavë.
Të shoqëruar nga zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të fshatrave, ekipi i LMT-së ka dalë në terren gjatë ditës së djeshme dhe ka shqyrtuar mundësitë e intervenimit nëpër pjesët më të dëmtuara të lumenjve.