Republika e Kosoves

Dragash

Në Komunën e Dragashit u shënua hapja e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

2024/11/25 - 1:17

Me disa aktivitete simbolike, sot në Komunën e Dragashit u shënua hapja e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje shpërndau fletushka informuese dhe me mesazhe vetëdijesuese për fenomenin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ndërkaq, në ShML “Ruzhdi Berisha”, përfaqësues nga Federata e Basketbollit e Kosovës zhvilluan aktivitete të ndryshme me nxënëset e kësaj shkolle.
Aktiviteteve iu bashkëngjit kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, i cili falënderoi organizatorët dhe shprehu përkrahjen e tij dhe të Komunës së Dragashit në luftën e përbashkët të institucioneve kundër dhunës me bazë gjinore. Ai theksoi se Fushata 15-ditore për dhunën në familje është një iniciativë që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe sensibilizimin e komunitetit për pasojat e dhunës në familje, duke shtuar se në përgjithësi, fushatat e tilla përqendrohen dhe synojnë të parandalojnë dhunën në familje dhe të sigurojnë mbështetje për viktimat e saj.
Kryetari Xheladini tha se prezenca e tij në hapjen e kësaj fushate tregon përkushtimin e tij dhe të qeverisjes lokale për mbështetjen që do të ketë kjo fushatë, si dhe përkrahjen institucionale që do ta kenë viktimat e dhunës në familje.