Komuna e Dragashit, gjatë tri viteve të qeverisjes së Kryetarit Xheladini, për herë të tretë me radhë është fituese e Grantit të Performancës. E gjithë kjo falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit qeverisës në krye me Kryetarin Xheladini, punës dhe angazhimit të Asamblesë Komunale, si dhe zyrtarëve punëtorë të Administratës komunale.