2013/12/27 - 12:00
– Kryesuesi i ri i Kuvendit u rizgjodh z.Shaban Shabani, ndërsa zv.kryesues z.Adem Hoxha – Kryetari i Komunës z.Salim Jenuzi falënderoi në besimin e dhënë për të 3-tën here
Dragash,26 dhjetor
Konform rezultateve të zgjedhjeve lokale të 3-nëtorit 2013, më 26.12.2013 delegatët e ri të Kuvendit Komunal të Dragashit mbajtën seancën e I-rë (inauguruese) ku dhanë betimin tyre në shërbimi të qytetarëve dhe elektoratit të Komunës,kurse punën e seancës monitoruan edhe përfaqësues të MAPL-it, OSCE-së, OJQ-ve dhe të mediave. Siç dihej, në këto zgjedhje lokale u zgjodhën 27 delegatë të 8 subjekteve politike, ndërkaq, sipas Ligjit për Vetëqverisje Lokale seancën solemne e kryesoi delegati më vjetër i Kuvendit Komunal të Dragashit z.Halim Shemsidini (nga radhët e LDK-së). Filimisht, delegatët dhanë dhe nënshkruan betimin, siç veproi edhe kryetari i rizgjedhur i Komunës z.Salim Jenuzi, (nga radhët e PDK-së) i cili falënderoi delegatët,mysafitët prezent dhe mbar elektoratin e Komunës së Dragashit në besimin e dhënë për të qeverisur Komunë edhe në këtë mandat të 3-të.