2017/02/02 - 12:00
01.02.2017 Drejtoresha e Drejtoratit për Rrjeta dhe Telekomunikime Merita Seferi me stafin e saj vizituan Komune e Dragashit, ku dhe kane funksionalizuar rrjetin shtetëror përmes fijeve optike.
Në komunën e Dragashit rrjeti shtetëror ka funksionuar përmes antenave mikrovalore gjë që për shkak të konfiguracionit gjeografik, ka shkaktuar jo rrallë herë ndërprerje të rrjetit. Si pasojë e këtyre ndërprerjeve edhe komuna ka hasur në vështirësi dhe probleme të mëdha në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe vetë administratën në komunën tonë.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në përbërje nga Drejtorati i Rrjetava dhe Telekomunikimeve me datë 01.02.2017 ka funksionalizuar rrjetin shtetëror përmes fijeve optike duke vënë në funksion edhe pajisje të reja me përformancë më të mirë, gjë që edhe cilësia e shërbimeve elektronike do të ngritët.
Falënderojmë ekipin e përberë nga Merita Seferi drejtoresh e Drejtoratit të Rrjetave dhe Telekomunikimeve, administratorët e rrjetit shtetëror: Genc Selimi, Blerim Morinën, Isak Jonuzi, Basri Rekaj për vizitën në komunën tonë dhe funksionalizmin e rrjetit optik.