Republika e Kosoves

Dragash

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti Mbledhjen VI (e gjashtë) të rregullt

2024/12/23 - 1:18

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti Mbledhjen VI (e gjashtë) të rregullt dhe të fundit për vitin 2024. Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i kaluar;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për vitin 2024;
3. Raporti me shkrim për vitin 2024 për punët dhe aktivitetet nga komandanti i Stacionit Policor në Dragash, z.Shaqir Uka;
4. Raporti me shkrim për vitin 2024 pëtlr punën dhe aktivitetet nga U.D. i komandantit të Policisë Kufitare, z.Jeton Hulaj;
5. Raporti me shkrim për punët dhe aktivitetet për vitin 2024 nga drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi;
6. Raporti me shkrim për punën dhe aktivitetet për vitin 2024 nga zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Lindita Kozmaqi Piraj;
7. Njoftimi për përgatitjet dimërore dhe mirëmbajtja e rrugëve lokale gjatë sezonit dimëror;
8. Vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike;
9. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e Planit për Siguri në shkolla; dhe
10. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të KKSB-së për vitin 2025; dhe
11. Të ndryshme.
Sa u përket pika 2 – 6 të rendit të ditës, bazuar në raportimet e anëtarëve të KKSB-së, gjendja e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Dragashit gjatë vitit 2024 u vlerësua e qetë dhe stabile.
Në pikën e shtatë të rendit të ditës, Kryetari Xheladini informoi anëtarët e KKSB-së lidhur me gjendjen aktuale dhe përgatitjet që Komuna e Dragashit ka bërë për mirëmbajtjen e rrugëve lokale gjatë sezonit të dimrit.
Në pikën e tetë të rendit të ditës, u fol për rëndësinë e mospërodrimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike gjatë festave të fundvitit. Gjithashtu, u kërkua që këshillat e Bashkësisë Islame në Dragash dhe Gorë të apelojnë edhe nëpër xhami për rrezikun e përdorimit të këtyre mjeteve.
Në këtë mbledhje KKSB-ja gjithashtu miratoi edhe Planin vjetor të Punës dhe Planin e Veprimit për vitin 2025.
Sa i përket pikës eventuale, u disktuan dy çështje me rëndësi. Fillimisht, Kryetari Xheladini ngriti shqetësimin lidhur me problemet e vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike në Komunën e Dragashit, duke propozuar që KKSB të dalë me një reagim zyrtar për këtë çështje. Me këtë propozim u pajtuan edhe anëtarët tjerë të KKSB-së dhe kërkuan që kjo çështje të merret në konsideratë sa më shpejtë nga organet kompetente të KEK-ut dhe KEDS-it.
Në fund të takimit, Kryetari Xheladini, në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së ritheksoi edhe një herë sqarimin publik të Komunës së Dragashit për zhvillmet në seancën e fundit të Asamblesë Komunale, ku u rishqyrtua Vendimi për miratimin e Statutit të QKMF-së. Kryetari Xheladini tha se në atë seancë nuk ka pasur asnjë veprim që synon shkeljen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, dhe se disa asambleistë e kanë keqpërdorur situatën e krijuar për qëllime të fushatës parazgjedhore.