Republika e Kosoves

Dragash

Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e rregullta

2024/04/30 - 10:09

Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën sot mbledhjet IV (e katërta) të rregullta për vitin 2024, me këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën IV; dhe
3. Eventuale.
Pas diskutimeve, të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës komitetet përkatëse i rekomanduan për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit. Me propozimin e kryetarit të Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, anëtarët e KPF-së me shumicë votash rekomanduan edhe diskutimin e dy pikave shtesë në seancën IV të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet ditën e nesërme:
1. Propozim-vendimin për tejkalimin e mjeteve vetanake të buxhetuara në vitin 2023 që të barten në vitin 2024; dhe
2. Propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve të Buxhetit për vitin 2024.