Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit edhe sivjet fituese e Grantit të Performancës

2024/12/27 - 9:20

Komuna e Dragashit, gjatë tri viteve të qeverisjes së Kryetarit Xheladini, për herë të tretë me radhë është fituese e Grantit të Performancës. E gjithë kjo falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit qeverisës në krye me Kryetarin Xheladini, punës dhe angazhimit të Asamblesë Komunale, si dhe zyrtarëve punëtorë të Administratës komunale.
Nga këto para do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës sonë, përmes projekteve të shumta të cilat do të realizohen vitin që po vjen.