Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit

2023/04/28 - 7:35

Sot përfaqësues të ekzekutivit të Komunës së Dragashit, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Afaristëve “Sharri”, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit që po mbahet në sallën “1Tetori” në Prishtinë.

Nën organizimin e Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, nga Komuna e Dragashit po marrin pjesë zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të bizneseve private, të cilët po promovojnë vlerat turistike të komunës sonë dhe me sukses po prezantojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, si dhe kapacitetet e shërbimit turistik dhe hotelier të komunës sonë.

Kjo formë e prezantimit të vlerave të komunës sonë po bëhet për herë të parë në këtë nivel të përfaqësimit, e cila po tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve lokale në Dragash që, në bashkëpunim me sektorin privat, t’i shtyjë përpara proceset e zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

j