Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit po i bënë përgatitjet për realizimin e vlerësimit “ Pisa 2018”

2018/03/23 - 11:00

Komuna e Dragashit po i bënë përgatitjet për realizimin e vlerësimit “ Pisa 2018”
Në bashkëpunim me koordinatorët e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit është duke kryer obligimet e marra nga MASHT, përkatësisht Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, për përgatitjen dhe mobilizimin e nxënësve, prindërve,mësimdhënësve dhe të gjitha strukturave tjera për organizim më të madh në ngritje të rezultatit te nxënësit pjesëmarrës në vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2018”.
Testit do t’i nënshtrohen 19 nxënës nga shkollat fillore, “Ilmi Bahtijari”- Blaç, “28 Nëntori”- Brodosanë dhe “Sezai Surroi”- Bellobrad, si dhe 38 nxënës të shkollës së mesme të lartë “ Ruzhdi Berisha” në Dragash, gjithsej nxënës të komunës tonë 57 nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar të përzgjedhur nga sistemi PISA.
Komisioni për mbikëqyrjen e testit “PISA 2018” tashmë ka bërë një plan operativ, ku akterë të zbatimit të këtij plani jemi edhe ne,përfaqësues të DKA-ve dhe shkollave.
Rreth mobilizimit të të gjitha strukturave për organizim të të gjitha strukturave për organizimin e testit PISA, në mënyrë që suksesi mos të jetë i njëjti me PISA 2015, kemi realizuar fillimisht vizita dhe takime në shkollat e përzgjedhura me drejtorët, koordinatorët dhe nxënësit.
Ndërsa tashmë jemi në fazën e realizimit të testit provues në të gjitha shkollat e përzgjedhura.
Drejtori i arsimit në Dragash: MSc.Vloran Cenaj.