Republika e Kosoves

Dragash

KPF-ja dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e nënta të rregullta për vitin 2024

2024/09/24 - 11:31

Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën sot mbledhjet e nënta të rregullta për vitin 2024, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për Seancën IX; dhe
3. Eventuale.
Pas diskutimeve, anëtarët e komiteteve përkatëse me shumicë votash rekomanduan pikat e propozuara të rendit të ditës për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet nesër, më 25.09.2024.