Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari i komunës së Dragashit z. Shaban Shabani priti dje në takim Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla me bashkëpunëtorë

2021/07/17 - 11:49

Qëllimi i vizitës ishte informimi nga afër lidhur me shërbimet dhe pritjen që i bëhet mërgatës në nivel lokal.
Kryetari Shabani e njoftoi Ministren Gërvalla për përgatitjet që janë bërë dhe kapacitetet që ka komuna në ofrimin e shërbimeve dhe pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve gjatë periudhës së verës.
Gjithashtu u bisedua edhe për resurset që ka komuna e Dragashit në mundësi të investimit në fushën e turizmit përmes tërheqjes së investimeve në këtë zonë duke e parë diasporën si urë lidhëse në këtë relacion.