Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari i shoqatës “ELITA” Gjeneral Bajram Bekteshi me bashkëpunëtor, vizituan Kryetarin e Komunës z. Bexhet Xheladini

2022/03/26 - 11:52

Pasi uruan kryetarin Xheladini në detyrën e re, vazhduan me prezantimin e anëtarëve, dhe shpalosjen e statutit të Shoqatës së Pensionistëve të TMK/FSK dhe Simpatizantëve “Elita”.

Në vazhdim të bisedës, ata thanë se ideja për themelimin e kësaj shoqate ishte më tepër nevojë, pasi që pjestarët e ushtrisë pensionohen më herët, dhe ende janë të gatshëm për të kontribuar në fusha të ndryshme si ajo e sigurisë, emergjencës, kërkim shpetimit etj.
Ruajtja e njohurive të fituara, pas sherbimit është adresa e personave që ndihen të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.

Në këtë shoqatë, mund të anëtarsohen edhe të gjith ata që nuk jan të veshur me petkun e politikës, qoftë edhe vullnetarë e simpatizantë të moshave të ndryshme që synojë ti kontribuojnë atdheut në rast fatëkeqësie.

Kryetari Xheladini, përveç mikëpritjes së përzemërt, duke i njohur personalisht ata, ka vlerësuar lartë kontributin e tyre gjatë kohës së luftës.
Ai tha qe unë këtë nismë e konsideroj si sakrificë të dytë pas asaj të parës kur i kapët pushkën për atdheun.
Kryetari Xheladini tregoi gatishmëri për përkrahje dhe bashkëpunim.