Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, mbajti sot Takimin e dytë vjetor me qytetarë për vitin 2024. Gjatë këtij takimi, Kryetari Xheladini prezantoi në detaje para të pranishmëve të gjitha aktivitetet e qeverisjes lokale të realizuara gjatë vitit 2024, duke përfshirë investimet kapitale, subvencionet në kulturë, bujqësi dhe shëndetësi etj.