Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka pritur sot në takim komandantin e Njësisë së LMT-së në Dragash, Kapitenin Müslüm Albayrak. Në këtë takim Kapiteni e LMT-së e njoftoi Kryetarin Xheladini se me autorizimin e komandantit të LMT-së të Komandës Regjionale Perëndim, Nënkolonelit Hüsein Kolakoğlu, gjatë ditës së nesërme do të vizitojnë fshatrat Zaplluxhe, Blaç, Bresanë, Kuk dhe Kosavë, për të shqyrtuar mundësitë e intervenimit në pastrimin e disa pjesëve të lumenjve të këtyre fshatrave, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet .