MIRATOHET BUXHETI I KOMUNËS SË DRAGASHIT PËR VITIN 2025
2024/09/25 - 1:00
MIRATOHET BUXHETI I KOMUNËS SË DRAGASHIT PËR VITIN 2025
Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen IX (e nëntë) të rregullt për vitin 2024, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Propozim-vendim për miratimin e Buxhetit të Komunës së Dragashit për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027;
3. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së Komunës P-70604038-00244-4 ZK Shajne, me sipërfaqe 12500 m2; dhe
4. Eventuale.
Në këtë mbledhje, me votat e shumicës së delegatëve të Kuvendit u miratua Buxheti i Komunës së Dragashit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026-2027. Shuma totale e këtij Buxheti për vitin 2025 do të jetë 12,872,213€. Nga kjo shumë, për investime kapitale do të shpenzohen 4,404,329€.
Pas diskutimit dhe miratimit të tri pikave të para, në pikën eventuale u parashtruan pyetje për ekzekutivin lokal nga asambleistët e Kuvendit, të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini. Gjatë diskutimit në pikën eventuale, disa asambleistë e lëshuan sallën. Në mungesë të kuorumit, kryesuesja e Kuvendit u detyrua ta ndërpresë seancën.