Republika e Kosoves

Dragash

Nderohen me mirënjohje dhe dhurata simbolike pensionistët e Arsimit, Shëndetësisë dhe Administratës Komunale

2024/06/15 - 9:41

Me një ceremoni simbolike, për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Dragashit, sot u nderuan me nga një mirënjohje dhe dhuratë simbolike punëtorët e pensionuar përgjatë një viti të Arsimit, Shëndetësisë dhe Administratës Komunale.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheadini, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre të jashtëzkonshëm që kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, duke i shërbyer me sakrificë, dinjitet dhe devotshmëri komunitetit.