Republika e Kosoves

Dragash

Në ambientet e zyrës së kryetarit të komunës z.Bexhet Xheladini, sot, ishte për vizitë Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, z. Rastislav Kostilnik

2022/05/19 - 9:06

Kryetari Xheladini pasi i uroj mirëseardhje në komunën tonë, ai e informoi atë gjerësishtë për buxhetin, investimet kapitale, nevojat që ka komuna për investime në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime, ambient, infrastrukturë shkollore etj.
Gjithashtu ai foli dhe për sfidat që po i kalojnë blegtorët e komunës sonë për shkak të krizës globale.

Z. Tastislav Kostilink e ka uruar kryetarin për detyrën duke e falënderuar për mikëpritjen dhe prezantimin.
Ai tha se shteti i Sllovakisë edhe pse zyrtarishtë nuk e njeh Kosovën si shtet, e ndihmon zhvillimin ekonomik ,i njeh dokumentët e sajë si dhe pëkrah antarsimin në organizata ndërkombëtare.
Në fund të takimit ai premtoi se këtë vit do të financoj një projekt kapital të komunës sonë.