Komuna e Dragashit, e përfaqësuar nga Kryetari Xheladini, dhe Shoqata e Afaristëve “Sharri”, e përfaqësuar nga z.Burim Piraj, nënshkruan sot kontratën për mbështetjen financiare të Panairit të Produkteve Vendore Lokale “EXPO SHARRI”.
Edicioni i tretë me radhë i Panairit “EXPO SHARRI” do të mbahet më 11 tetor, e premte, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës Profesionale në Mejdan të Shajnes.