2018/03/09 - 9:05
Sot, me mbështetjen e Projektit InTerDev 2, Qendra informative-këshillimore komunale në kuadër të Drejtoratit për Bujqësi, pylltari, inspeksion, turizëm dhe zhvillim rural në Komunën e Dragashit organizoi dy trajnime praktike-profesionale në ferma për bletarët dhe fermerët e shpezëve në Dragash.
Organizimi i trajnimeve praktike direkt në ferma është i bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2013-2023, ku ka si qëllim:
Ngritjen e kapaciteteve të fermerëve në zgjidhjen e problemeve gjatë procesit të prodhimit si dhe ngritjn e cilësisë së prodhimit në ferma.