Republika e Kosoves

Dragash

OSBE trajnon anëtarët e ri të Komiteteve për komunitete në rajonin e Prizrenit

2014/04/07 - 12:00

Me 2 prill, Qendra Rajonale e OSBE-së në Prizren organizoi trajnimin për 30 anëtar të ri të komiteteve për komunitete prej gjashtë komunave në regjionin e Prizrenit. Trajnimi është vijuar prej përfaqësueseve të komuniteteve të ndryshme, përfshirë këtu Shqiptarë, Serbë, Boshnjakë, Turq, Goranë, si dhe përfaqësuesit e komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian nga komunat e Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës dhe Mamushës.

Drejtori i Qendrës Rajonale të OSBE-së, z. Ulrich Biffar, ka adresuar pjesëmarrësit duke theksuar rendësin për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në mekanizmin e rëndësishëm i cili mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve jo-shumicë. “Pothuajse gati në të gjitha vendet Evropiane, qytetarët tashmë besojnë në ndikimi e vet individual përmes pjesëmarrjes aktive në proceset demokratike. Është dashtë të kaloj një kohë që ajo të realizohet. Ky është një proces i cili merr kohë, energji dhe përkushtimin e njerëzve mirëpo është shpaguhet në një afat të gjatë. Ju dëshiroj fat në punën e mëtutjeshme lidhur me çështjet e promovimit dhe mbrojtjes e të drejtave të njeriut”.
Shumica e pjesëmarrësve në trajnim janë përzgjedhur për herë të parë si përfaqësuesit e komuniteteve në kuadër të komiteteve për komunitete. Ata kanë shprehur besimin se ky trajnim do të rrisë kapacitetin e tyre për t’u angazhuar në punën e komitetit për komunitete në mënyrë efektive dhe efikase. Gjithashtu, pjesëmarrësit kanë shprehë mirënjohjen ndaj OSBE-së për angazhimet e vazhdueshme në promovimin e të drejtave të komuniteteve në të gjitha komunat në rajonin e Prizrenit dhe avokimit për përfshirjen e të gjitha komuniteteve në komitete për komunitete. Si rezultat i angazhimit të Zyrës Rajonale të OSBE-së, pas zgjidhjeve të fundit të vitit 2013, komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian janë të përfaqësuara në komitetin për komunitete në Rahovec dhe Prizren, gjithashtu edhe komuniteti Goranë është i përfaqësuar në Prizren.