Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nën patronatin e Kryetarit Xheladini, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Ditës së ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë, sot u zhvillua ceremonia e inaugurimit të sallës së re sportive në këtë shkollë, një projekt i cili shënon edhe një hap tutje drejt transformimit dhe modernizimit të infrastrukturës sportive dhe arsimore në Komunën e Dragashit. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, pjesëtarë të Kabinetit, asambleistë, drejtorë të shkollave, përfaqësues të Policisë, KFOR-it Turke etj.