Republika e Kosoves

Dragash

Përfaqësuesja e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë vizitoi Komunën e Dragashit

2023/01/27 - 9:41

Përfaqësuesja e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, znj. Eva Havasiova, vizitoi sot Komunën e Dragashit, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini.

znj.Havasiova shprehu interesimin e saj për mbarëvajtjen e punëve në projektin për Parkun e Qytetit në Dragash, projekt ky dyvjeçar, i cili u mundësua me bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Dragashit, Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë dhe Grantit të Performancës. Pas shikimit të dokumentacionit dhe vizitës së Parkut, Zyra Sllovake do t’i alokojë Komunës së Dragashit edhe 30% të mjeteve të mbetura.

Kryetari Xheladini e falënderoi znj.Havasiova për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Komunën tonë, me dëshirën që bashkëpunimi të vazhdojë edhe vitet në vijim.
Në fund të takimit Kryetari Xheladini ndau një mirënjohje për kontributin financiar të Zyrës Sllovake.