Republika e Kosoves

Dragash

Përfunduan organizimet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit

2019/06/17 - 8:37

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdoi me organizimet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës.
Dita e parë filloi me Akademinë Përkujtimore në Kuvendin Komunal, ku Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, e gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.
Menjëherë pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Shatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku u vendosën kurora e lule.

Më datë 15.06.2019, e shtunë, në Mejdan tek Shtalla, u mbajtë Gara Tradicionale e Vrapimit të Kuajve, e cila ishte me të vërtetë interesante dhe e mrekullueshme, e interesimi i qytetarëve ishte mjaft i madh. Para fillimit të garës, u zbulua pllaka përkujtuese e të riut i cili humbi jetën gjatë përgatitjes për këtë garë, e në shenjë përkujtimi gara u nis në atë moment kur kishte ndodhur aksidenti.
Pas përfundimit të garës, fituesit e tre vendeve u shpërblyen me kupa, medalje dhe me nga një mirënjohje.

Sot, më datë 16.06.2019, u organizua Gara Tradicionale e Pehlivanëve, në Stadiumin e Qytetit në Dragash, e cila shikuesve iu dha emocione të mëdha.
Interesimi ishte shumë i madh, ku patë shikues nga anë të ndryshme. Morrën pjesë mundës të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria e Turqia, të cilët ishin të ndarë në pesë kategori të ndryshme.
Vlen të përmendet interesimi i lartë i shikuesve me anë të rrjeteve sociale, ku nga video live të TV OPOJA dhe Radio-Sharrit, rreth 60,000 shikues ndoqën live këtë aktivitet.

Në fund u ndan çmimet për secilën kategori.

Falënderojmë klubin e mundjes “Hidroterm, ekipin e TV Opojës, atë të Radio Sharrit, dhe KLAN KOSOVA për ndihmën e tyre të pamasë.

Ngjitur është dhe video e realizuar nga TV Opoja gjatë gjithë këtyre aktiviteteve, si dhe kronika e KLAN KOSOVA.

https://www.youtube.com/watch?v=TEXWY9eJ-Yo

https://www.facebook.com/540888899289642/posts/2631373870241124