Republika e Kosoves

Dragash

PERIUDHA E KUNDËRSHTIMIT DHE E KONFIRMIMIT

2017/05/24 - 12:00

PERIUDHA E KUNDËRSHTIMIT DHE E KONFIRMIMIT
 
Fillon me 25 maj dhe përfundon me 28 maj 2017
 
Gjatë kësaj periudhe, secili votues mund të shikojë Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, ose në ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org
 
Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.
 
Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie dhe me qëllim të përmirësimit të Listës së Votuesve gjatë kësaj periudhe, ju mund ta drejtoni ankesën pranë Gjykatës së shkallës së parë.
 
Formularin përkatës mund ta gjeni në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve apo në ueb-faqen e KQZ-së (www.kqz-ks.org).