Republika e Kosoves

Dragash

Rifillon bashkëpunimi mes Komunës së Dragashit dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”

2022/07/01 - 5:59

Paraditen e kësaj të Xhumaje, në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve në Gjinoc të Suharekës, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit mes Komunës së Dragashit dhe Sh.B.”Jetimat e Ballkanit”.

Komuna e Dragashit është pjesëmarrëse në 40.000 nga pozicionet e subvencioneve dhe transfertave nga Zyra e Kryetarit, ndërsa Sh.B.”Jetimat e Ballkanit” ka marrë përsipër që gjatë periudhës 2022/2023, pesë familjeve skamore tu ndërtojë shtëpitë me çelësa në dorë.
Është rënë dakord që në fillim të hartohet lista e familjeve në nevojë, e më pas të vazhdohet me projektet konkrete. Komisioni i përbashkët, pasi do ti vizitoj të gjitha familjet e listës së gjerë, do të bëjë përzgjedhjen e familjeve më nevojtare.

I lutemi të MADHIT ZOT, që të na udhëzojë dhe të zgjedhim ata të cilët kanë më shumë nevojë është shprehur kryetari Xheladini, derisa është falënderuar në mënyrë të veçantë humanistit Halil Kastrati, i cili ka bërë të mundur rikthimin e besimit tek familjet që kanë nevoja emergjente.