2022/06/23 - 9:33
Kryetari Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, priti në takim përfaqësuesit e UNICEF, me të cilët biseduan rreth projekteve të realizuara dhe ato që janë në fazën e projektimit.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë të komunës së Dragashit me UNICEF, u diskutuan hapat konkrete për implementimin e suksesshëm të programeve me fokus qasjen dhe edukimin e hershëm, përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shkathtësimin dhe rritjen e pjesëmarrjes e të rinjëve përmes edukimit formal duke bërë të mundur inkuadrimin më të lehtë në punësim.
Kreu i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini falënderoi UNICEF – in për mbështetjen!