Republika e Kosoves

Dragash

Shënohet Dita e ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash

2024/04/30 - 9:44

Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit morën pjesë në programin kulturo-artistik të organizuar për nder të Ditës së Shkollës Fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, duke kujtuar me respekt dhe krenari Dëshmorin Fetah Sylejmani, emrin e të cilit e mban kjo shkollë. Ai tha se amaneti i dëshmorëve nuk duhet të harrohet kurrë dhe se amaneti i tyre për nxënësit është që ata të bëhen të shkëlqyeshëm dhe të edukuar.
Kryetari Xheladini ritheksoi përkushtimin e institucioneve lokale për të siguruar një mjedis komod arsimor dhe për të ofruar kushte të favorshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore.