2020/05/03 - 9:34
Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Lokale Emergjente kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë rregullat e rekomanduara në këtë periudhë të ballafaqimit me COVID-19 .
Duke mos dashur që të hapim panik po të rrisim vigjilencën e cila nga disa nuk po kuptohet se në çfarë situate gjendemi bazuar dhe në statistikat jo të mira ku numri i të prekurve me COVID-19 po rritet në vendet që nuk po i respektojnë masat apelojmë:
1. Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në të kundërtën mund të vijmë në një situatë të palakmueshme për të cilën do të jetë vonë;
2. Qytetarët t’i respektojnë urgjent masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK.
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!