2022/05/27 - 8:34
Për diskutim ishin këto pika të rendit të ditës:
REND DITE
1) Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i I-rë.
2) Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjës së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit.
3) Çështja politike dhe e sigurisë gjatë 3 mujorit të parë 2022.
4) Shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim ndërkufitar me projekte e vizita të
përbashkëta.
5) Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla.
6) Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Dragashit.
7) Të ndryshme.
Ishte një takim shumë i frytshëm ku u trajtuan shumë probleme dhe tema të ndryshme.
Në fund të takimit u nxorën rekomandime të rëndësishme për qytetarët e komunës sonë, si nga fushën e arsimit, sigurisë, mbrojtjes së mjedisit dhe ambientit, siguris në trafik, urbanizmit etj.
Në mbledhjen e radhës së këtij grupi do të ketë edhe të ftuar nga fusha të ndryshme në lidhje me këto tema diskutimi.