Republika e Kosoves

Dragash

Të ruhen trendet pozitive të sigurisë

2014/05/22 - 12:00

U konstatu në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi Pas procesit te konstituimit të organeve të Kuvendit Komunal të Dragashit, më 21.05.2014, u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Duke hapur takimin dhe përshëndetur të pranishmit, kryetari I komunës dhe këtij Këshilli z.Salim Jenuzi theksoi se, marr në tërësi, situate politke dhe e sigurisë në Komunën e Dragashit është stabile dhe pa ekscese ndëretnike, kurse strukturat komunale dhe të sigursië janë në gatishmëri për përfundimin e sukseshëm të procesit mësimor në shkolla dhe pritjen e gurbetçarëve të komunës sonë nga viset e ndryshme të botës.
Në këtë konteskt, komandati I Stacionit të Policisë së Kosovës në Dragash z.Gëzim Zogaj tha se situata e sigurisë vazhdon të jetë e kënaqëshme, ndonëse ka një trend të vogël të rastet ekscesive dhe të prishjes së rendit dhe sigursië publike, karahasura me të njejtën periudhë të vitit paraprak. Ndërkaq, gjatë sezonit veror, organet policore do të vazthdojnë me patrullimet e rregullta në terren për shtimin e vetëdijesimit të popullates për siguri në trafik, vetëdijesimn e popullatës në mbrojtje nga zjarri dhe zvogëlimin e rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit verot, gjatë atmosferës së fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë pushimeve verore të shoqëruare edhe ahengje familjare, për të cilët apelohet që të jenë në nivelin e qetësisë normale. Konstatim i përgjithshëm i takimit ishte se në sferën e sigurisë do të vazhdojnë aktivitetet, duke u përcjell në kontinuitet situata nga organet komunale dhe të rendit, që të ruhet siguria dhe liria e lëvizjes së qyterarëve, në çdo mjedis të komunës së Dragashit (A.H.)