U mbajt dëgjimi buxhetor në Brod
2023/08/26 - 9:02
Sot u mbajt dëgjimi buxhetor me banorët e fshatrave Brod, Baçkë dhe Dikancë, ku u diskutua për projekt-buxhetin e vitit 2024, projektet kapitale, nevojat dhe prioritetet e banorëve të këtyre fshatrave.
Projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm para të pranishmëve e shpalosi kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i cili i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje në këtë takim. Gjithashtu, rreth ecurisë dhe realizimit të projekteve kapitale nëpër fshatrat përkatëse foli edhe drejtori i Urbanizmit, Kadastrës dhe Mbrojtjes së Ambientit, z.Bean Hadziasan.
Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor kishte edhe asambleist të Kuvendit Komunal në Dragash nga komuniteti joshumicë.
Ky ishte dëgjimi i fundit buxhetor me qytetarë, i paraparë sipas Kalendarit të organizimit të dëgjimeve buxhetore për projekt-buxhetin e vitit 2024. Procesverbali me kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.