U mbajt dëgjimi buxhetor në Dragash
2023/08/22 - 10:00
Dëgjimet buxhetore me qytetarë sot vazhduan në Dragash, me banorët e Dragashit, Shajnes, Xërxes, Radeshës, Leshtanit, Libevishtës, Kukajanit, Mlikës, Vranishtës dhe Rapçës.
Takimin e hapi kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, i cili u dëshiroi mirëseardhje të gjithëve dhe paraqiti në pika të shkurtra projekt-buxhetin për vitin 2024 dhe projektet kapitale që planifikohen të realizohen gjatë kësaj periudhe.
Qytetarët patën rastin që të paraqesin kërkesat dhe propozimet e veta në lidhje me ecurinë e projekteve dhe prioritetet për fshatrat e tyre.
Në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe anëtarë të Asamblesë Komunale nga fshatrat përkatëse. Procesverbali me kërkesat, propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.