U mbajt dëgjimi buxhetor në Glloboqicë
2023/08/24 - 9:48
Sot u mbajt dëgjimi buxhetor në Glloboqicë, me banorët e fshatrave Krushevë, Glloboqicë, Orqushë, Kërstec, Zlipotok.
Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, prezantoi para qytetarëve të dhënat e përgjithshme për projekt-buxhetin e vitit 2024 dhe përmendi disa nga projektet kapitale për të cilat është planifikuar që të ndahet një pjesë e konsiderueshme e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni, theksoi disa nga objektivat që synon të arrijë Komuna e Dragashit gjatë vitit 2024, sa i përket rritjes së punësimit të grave dhe vajzave në institucionet publike lokale.
Në këtë dëgjim buxhetor morën pjesë edhe anëtarë të Asamblesë Komunale. Procesverbali me kërkesat, pyetjet, vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit.